Nani mbeti i përlotur pasi u ndëshkua me një prej kartonëve të kuq më kontravers, prej ardhjes së VAR

Nani mbeti i përlotur pasi u ndëshkua me një prej kartonëve të kuq më kontravers, prej ardhjes së VAR

Është e drejtë të themi se ardhja e VAR ka ndryshuar futbollin siç e njohim.

Një numër i madh i fansave rreth botës do të thonin se teknologjia e ka bërë më keq futbollin.

Nëpër ligat e botës, kemi parë shumë vendime kontraverse pasi gjyqtarët janë konsultuar me VAR, transmeton Periskopi.

Ka pasur aq shumë vendime të gabuara të VAR në të kaluarën, sa që duket e padrejtë të fokusohemi në vetëm një, por një prej vendimeve më kontraverse që kemi parë deri tash pati për protagonist yllin e Manchester Unitedit, Luis Nani.

Anësori portugez po luante për Orlando Cityn në MLS në nëntor të vitit të kaluar, kur ndodhi ky incident.

Nani u duk se fitoi një top pas një ndërhyrjeje në Arturin gjatë fitores 2-1 të Orlandos, por iu tregua i verdhi nga gjyqtari Ramy Toucan.

Gjyqtari pastaj u këshillua të rishikonte incidentin në monitor nga VAR dhe pastaj i verdhi u bë i kuq.

Bashkëlojtarët e Nanit ishin të frustruar me vendimin, derisa vetë ai ishte i shokuar dhe i shkatërruar.

Emocionet nxorën më të mirën nga anësori, i cili u largua nga fusha i përlotur.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: