Nano ironizon me Berishën: T’i thuash ambasadores s’do futësh kurrë në zyrën time, është si t’i them Dua Lipës…

Nano ironizon me Berishën: T’i thuash ambasadores s’do futësh kurrë në zyrën time, është si t’i them Dua Lipës…

Ish-lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë aspak të matur në drejtim të ambasadores amerikane, Yuri Kim, në Shqipëri, duke thënë se ambasadorja nuk do shkelësh kurrë në zyrën e tij nëse nuk kërkon falje. E ndaj kësaj deklarata ka reaguar edhe publicisti Mustafa Nano, i cili ka ironizuar me këtë deklaratë absurde të ish kreut të PD’së.

Nano përmes Facebook’ut ka ironizuar me Berishën, duke krahasuar deklaratë tij drejtuar ambasadores amerikane me një batutë të tij drejtuar Dua Lipës.

“Berisha i thotë Yuri Kim-it: “Kurrë nuk do futesh në zyrën time”. Hahaha! Është njësoj sikur unë t’i them Dua Lipës, se kurrë nuk ka për t’u futur në krevatin tim. Është e vetmja gjë që Dua Lipa nuk e ka në plan”., ka shkruar Nano

Berisha sot iu drejtua drejtpërdrejt ambasadores Kim kur tha se nuk do ta lejojë në zyrën e tij nëse ajo nuk u kërkon falje demokratëve për këtë deklaratë, kjo pasi kjo e fundit i kishte thënë se “demokratët nuk duhet të hanë bar”.

Shpërndaje në: