Napoli ia çon në tavolinë kontratën e re Amir Rrahmanit, nuk e lë të ik

Napoli ia çon në tavolinë kontratën e re Amir Rrahmanit, nuk e lë të ik

Amir Rrahmani është një nga emrat më të rëndësishëm të skuadrës së Napolit dhe siç ka deklaruar vazhdimisht trajneri, Spalletti, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës e ka merituar rolin e titullarit.

Kontrata e Rrahmanit skadon në vitin 2024, megjithatë mediet italiane raportojnë se Napoli po kërkon që të rinovojë kontratën me 28-vjeçarin.

Në javët në vazhdim, Napoli do të përpunojë detajet për kontratën e re të mbrojtësit, i cili mund të konsiderohet një zbulim i padiskutuar i sezonit të kaluar dhe një nga emra e preferuar të Spallettit në skuadrën e tij.

Shpërndaje në: