Napoli mund t’i bëjë favor Barcelonës, Spalletti kontakton Pjanic

Napoli mund t’i bëjë favor Barcelonës, Spalletti kontakton Pjanic

Barcelona është në hall të madh me Miralem Pjanic, por Napoli mund t’ia largojë lojtarin ‘nga dera’.

Trajneri i Napoli, Luciano Spalletti, raportohet të ketë telefonuar mesfushorin e Barcelonës, Miralem Pjanic, përcjell Periskopi.

Boshnjaku i cili largohej nga Juventus verën e kaluar, ka dështuar të bëjë një vend në formacionin e katalanëve. Tani, Napoli janë gati të bashkëpunojnë me të.

Spalletti ka punuar më parë me lojtarin te Roma dhe thuhet se beson se mund ta bindë lojtarin për të kaluar te Napoli.

30 vjeçari tashmë ka marrë edhe konfirmimin nga Ronald Koeman se nuk është në planet e Barcës për këtë sezon.

Më herët, edhe Juve është lidhur me lojtarin, por paga e tij prej gjashtë milionë eurove është problematike.

Mbetet të shihet nëse boshnjaku do të pranojë reduktim në pagë për të kaluar te Napoli, ose nëse Barcelona do të gjej ndonjë opsion për t’ia ndihmuar Napolit një pjesë të pagës, vetëm për ta larguar nga ekipi. /Periskopi/

Shpërndaje në: