Napoli pa asnjë problem ndaj Udineses, Rrahmani shënon në goleadën e Partenopei

Napoli pa asnjë problem ndaj Udineses, Rrahmani shënon në goleadën e Partenopei

Napoli ka shënuar një tjetër fitore në Serie A.

Skuadra e Spalletti ka arritur të mposht Udinesen me rezultatin 0:4, në një ndeshje ku shënoi edhe kosovari Amir Rrahmani.

Ndeshja u zhbllokua qysh në minutën e 24’, nga Osimhen, kurse vetëm 10 minuta më vonë erdhi në skenë Amir Rrahmani, për të kompletuar një skemë perfekte të përgatitur nga mysafirët, shkruan Periskopi. Me golin e tij u vulos rezultati për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë Partenopei shënuan edhe dy herë të tjera. Ishte fillimisht Koulibaly që tundi rrjetën në minutën e 52’, kurse për rezultatin final u përkujdes meksikani Hirving Lozano.

Napoli tani janë liderët e Serie A, me katër fitore në katër ndeshje, duke grumbulluar kështu 12 pikë. Udinese mbetet me 7 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: