NASA konfirmon se janë pro xhirimit të filmit në hapësirë me Tom Cruise

Periskopi.com Showbiz

Kjo është një mënyrë për t’i shpëtuar pandemisë së coronavirusit.

Doug Liman dhe Tom Cruise po bashkohen në një film të ri që do të xhirohet në hapësirë, shkruan CNN.

NASA konfirmoi në CNN Business në fillim të këtij muaji se fluturimi në hapësirë është lejuar për xhirimet e filmit, i cili do të xhirohet në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor, në një laborator multimiliard dollarësh.

Regjisori Doug Liman dhe aktori Tom Cruise (Foto: Ken Ishii/Getty Images/Guliver)

Ata do të realizojnë një fluturim me anije kozmike rreth 250 milje mbi tokë.

Liman dhe Cruise janë duke punuar së bashku në një projekt, raporton Deadline, përkatësisht Liman si skenarist dhe Tom Cruisen si rol kryesor.

Regjisori Doug Liman dhe aktori Tom Cruise (Foto: Ken Ishii/Getty Images/Guliver)

Doug Liman më parë ka qenë regjisor i filmave shumë të suksesshëm “American Made” dhe “Edge of Tomorrow”.

Para se të fillojnë xhirimet, Liman raportohet se do të përfundojë një film të cilin po xhiron, ku luan Daisy Ridley dhe Cruise po pret që të rikthehet përsëri në punën për “Mission: Impossible 7”, i cili ndaloi xhirimet për shkak të pandemisë coronavirus.

Shpërndaje në: