NASA përzgjedh 10 astronautë të ri, në mesin e tyre katër gra

Periskopi.com Lajme

Agjencia amerikane e hapësirës NASA ka përzgjedhur sot 10 astronautë të ri dhe gjysma e tyre janë pilotë ushtarakë që ëndërrojnë Hënën dhe Marsin.

Agjencia hapësinore prezantoi gjashtë burra dhe katër gra në një ceremoni në Hjuston, ku ndodhet kontrolli i misionit dhe trupi i astronautëve.

Më shumë se 12.000 aplikime u pranuan për konkursin dhe 10 të përzgjedhurit, të cilët janë në të 30-at dhe 40-at, presin dy vjet trajnime për t’u kualifikuar për fluturimin në hapësirë.

Përveç pilotëve ushtarakë, kandidatët për astronautë përfshijnë një fizikan mjekësor, një robot detar, një operator të NASA-s që nisi Space X dhe një bioinxhinier që ishte kampion i çiklizmit. Dy astronautë nga Emiratet e Bashkuara Arabe do të stërviten me ta.

NASA ka pranuar 360 persona në trupin e saj të astronautëve që nga viti 1959, kur zgjodhi shtatë për fluturimin në anijen e parë amerikane kozmike në kuadër të projektit “Mercury”. Përzgjedhja e mëparshme e astronautëve ishte në vitin 2017.

NASA planifikon të dërgojë astronautë në Hënë më së voni në vitin 2025.