NASA: Sapo ka ndodhur një shpërthim solar, dhe ky mund të jetë veç fillimi

NASA: Sapo ka ndodhur një shpërthim solar, dhe ky mund të jetë veç fillimi

Dielli ka prodhuar shpërthimin më të madh solar prej tetorit të 2017-s gjatë vikendit, gjë që mund të jetë indikacion se cilkli solar i diellit po bëhet më aktiv.

Këto periudha të aktivitetit diellor mund të shkaktojnë interferenca me pajisjet e radios apo edhe me satelitët në hapësirë.

Shumë njolla djellore, të cilat janë zona të zeza të diellit që kanë kuptimin e fushave komplekse magnetike, ishin kapur nga Nasa. Më 29 maj, një shpërthim relativisht i vogël solar erdhi nga këto njolla diellore, duke dërguar radiacion dëmtues në atmosferë, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Këto shpërthime janë klasifikuar si M-class, që paraqesin mesataren në termet e fuqisë solare të tyre – më e fuqishme se C-class, por jo aq e fuqishme sa shpërthimi i X-class, që mudn të shkaktojë ndërprerje radiosh.

Edhe gjatë 48 orëve të fundit ka pasur shpërthime të tjera solare, por më të vogla.

Shkencëtarëve iu duhet ta dinë se kur ndodhin këto cikle solare në mënyrë që të mbrojnë komunikimet radiofonike në planetin tonë, e po ashtu edhe për të siguruar astronautët dhe satelitët që janë jashtë atmosferës së tokës, për shkak të dëmtimeve elektronike që mund të pësojnë. /Periskopi

Shpërndaje në: