Naser Ramadani infektohet sërish me koronavirus

Naser Ramadani infektohet sërish me koronavirus

Në mbledhjen ku po raporton ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, ka qenë i ftuar edhe drejtori i IKShP Naser Ramadani.

Fatmire Kollçaku e VV-së, ka bërë me dije se Ramadani s’mundi të vinte në Komission për shkak se është infektuar me koronavirus.

“Ministrin e kemi ftu për masat që janë ndërmarrë dhe po ndërmirren dhe për cështjen e kufirit. E kemi planifiku më në detaje me marrë përgjigje nga Instituti, por ai na ka lajmëru që është më covid”, ka thënë ajo.

Zoti Ramadani kishte njoftuar për infektimin me koronavirus edhe para rreth 10 muajsh. /Periskopi

Shpërndaje në: