Nasim Haradinaj i quan “bashkëluftëtarë” amerikanët, thotë se fizibiliteti na e garanton Ujmanin

Nasim Haradinaj i quan “bashkëluftëtarë” amerikanët, thotë se fizibiliteti na e garanton Ujmanin

Nasim Haradinaj, zv.kryetari i organizatës që përfaqëson një pjesë të veteranëve të luftës, ka marrë pjesë në një debat televiziv për të folur mbi çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Ai deklaroi se ShBA-të janë bashkëluftëtarët e tij ndërkohë që akuzoi partitë kundërshtuese të marrëveshjes se kishin miqësi me armiqtë e Kosovës.

“Marrëveshja e ka një të mirë. E ka shkëput lidhjen e Serbisë me Rusinë,” – tha ai, përcjell Periskopi.

“Fizibiliteti unë mendoj kështu. Fizibiliteti është ligj. Vetëm çka të thonë amerikanët. Ai është garancioni më i fortë për Ujmanin.” – shtoi ai.

“Shyqyr që e kam Amerikën edhe u kry kjo punë.” – përfundoi fjalën e tij ai. /Periskopi

Shpërndaje në: