Nasim Haradinaj shpërthen edhe në Speciale, qortohet nga gjykatësi

Nasim Haradinaj shpërthen edhe në Speciale, qortohet nga gjykatësi

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë paraqitjen e radhës në Gjykatën Speciale në kaudër të vazhdimit të gjykimit ndaj tij dhe shefit të tij, Hysni Gucatit.

Ai ka akuzuar Gjykatën Speciale se ishte gjykatë e padrejtë, derisa ka shtuar se disa nga personat të cilët po dëshmojë në Hakë “i kanë duart me gjak”.

“Janë të njëjtit persona, emrat e të cilëve dëgjohen në këtë sallë gjyqi, të cilët kanë gjak në duart e tyre dhe që Prokruroria tani kërkon t’i mbroj nga publiku për ta shpëtuar turpin e saj. Prokurori Jack Smith qëndroi para jush dhe tha se kjo nuk ka të bëj me UÇK-në. Kjo është gënjeshtër. Pikërisht për këtë bëhet fjalë”, tha Haradinaj.

Qysh në fillim të fjalës së tij, Haradinaj i bëri thirrje trupit gjykues që ta përfundojnë këtë çështje.

“Të nderuar anëtarë të panelit, gjykatës dhe ju përfaqësues të shtetit tim që jeni sot aty dhe më dëgjoni, këto komente të shkurtra i bëj si qytetar krenar i Republikës së Kosovës, që i është nënshtruar një procesi nga Prokuroria që mund të cilësohet vetëm si e padrejtë dhe selektive. Tani ju bëj thirrje të nderuar gjyqtarë të një institucioni kombëtar të vendit tim të lindjes, ta përfundoni këtë çështje”, tha Haradinaj.

Ai tha se është trajtuar me përbuzje nga Prokuroria, ndërsa shtoi se “muajt e fundit kanë treguar fare qartë se frika jonë më e madhe është realizuar”.

Ai tha se ndodhet tash e 14 muaj në paraburgim pa asnjë provë.

Kryetari i trupit gjykues e luti Haradinajn që të flasë për çështjen ndaj tij, dhe jo për luftën dhe çështje të tjera.

“Duhet të fokusohemi te çështja gjyqësore. Nuk duhet të flasim për luftën”, tha gjykatësi, duke i thënë Haradinajt që të mos bëj deklarata politike.

Shpërndaje në: