Nasim Haradinajt i thonë ta ndërrojë partinë në vendvotim, ja çka bën ai

Periskopi.com Fun

Nasim Haradinaj, një ndër përfaqësuesit e shoqatave të veteranëve të luftës, ka bërë një postim në Facebook në lidhje me votimin e tij sot.

Ai pretendon se është ndalur nga një bashkëfshatar i cili i ka kërkuar që ta ndërronte partinë, PDK-në, dhe të votonte për AAK-në.

“Ia lëshova sytë , ia lëshova sytë edhe gruas së tij dhe më kaploi frika se mos po ligem, sepse kisha frikë që po më thot mos e duaj gruan tënde por duaje timen.” – shkruan ai, përcjell Periskopi

Ai e quan të mjerë bashkëfshatarin e tij pasi krahasoi gruan e tij me partinë së cilës i takon.

Ky është statusi i plotë dhe i paredaktuar në Facebook:

Një gjë më beri përshtypje negative sot në fshatin tim në Gllogjan kur shkuam me gruan time për të votuar !

Një bashkëfshatar më tha : Ndërroje partinë dhe voto për partinë time AAK, se ësht më e mira..!!

Ia lëshova sytë , ia lëshova sytë edhe gruas së tij dhe më kaploi frika se mos po ligem, sepse kisha frikë që po më thot mos e duaj gruan tënde por duaje timen.

E une sikur t’a dëgjoja dilja humbës në të dyja rastet….!!!

Kaq të mjerë janë disa !

Shpërndaje në: