‘Nata e Zjarreve’ në Prekaz përmbylli Epopenë e UÇK-së

‘Nata e Zjarreve’ në Prekaz përmbylli Epopenë e UÇK-së

Në Prekaz të Skenderajt është mbajtur manifestimi “Nata e Zjarreve”, në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”.

Persona me uniforma të UÇK-së kanë ndezur flakadanë në përmbyllje të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, i cili mbahet për çdo vit më 5-7 mars dhe është tradicional.

Ata pas ndezjes së flakadanëve kanë nderuar të rënët e Jasharëve në Prekaz dhe tek kulla e komandantit legjendar Adem Jashari.

Shpërndaje në: