NATO blindon kufijtë e Rusisë me shtetet baltike, ka rrezik për luftë  

NATO blindon kufijtë e Rusisë me shtetet baltike, ka rrezik për luftë  

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, tha se mijëra trupa të organizatës, janë të gatshëm që të reagojnë ndaj një situatë luftarake, në mënyrë sa më efikase.

Gjatë tetor, ishte raportuar që NATO do të vendos rreth 4 mijë trupa ushtarakë në kufirin mes Rusisë dhe shteteve baltike, që përbën numrin më të madh të ushtarakëve në atë pjesë që nga Lufta e Ftohtë.

Trupa do të përfshijë ushtarakë nga gjitha vendet pjesëmarrëse në NATO, përfshirë edhe Britaninë e Madhe.

“Ne e kemi parë që Rusia është aktive në mënyra të ndryshme”, tha Stoltenberg.

Sipas tij, Rusia ka trefishuar shpenzimet e mbrojtjes që nga viti 2000 dhe ka zhvilluar aftësi të reja ushtarake, të cilën mund t’i përdorë kundër fqinjëve, shkruan Independent. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: