NATO do të vazhdojë të dërgojë armë të rënda drejt Ukrainës

NATO do të vazhdojë të dërgojë armë të rënda drejt Ukrainës

“Ukraina është në situatë kritike kështu që është një nevojë urgjente për mbështetje”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, para Samitit të NATO-s në Bruksel, shkruan BBC, përcjell Periskopi.

Stoltenberg tha se anëtarët e aleancës do të vazhdojnë të furnizojnë Ukrainën me armatim të rëndë dhe sisteme me rreze të gjatë dhe ai pret një pako të re të asistencës për Kievin të miratohet gjatë Samitit.

“Ne jemi tërësisht të fokusuar për të rritur mbështetjen tonë”, tha ai në një konferencë për media.

Shpërndaje në: