Navalny tregon terrorin psikologjik me televizor që po i bëjnë në burgun rus

Navalny tregon terrorin psikologjik me televizor që po i bëjnë në burgun rus

Kritiku i Kremlinit që ndodhet në burg, Aleksei Navalni, ka krahasuar burgun ku ndodhet me kampet e punës në Kinë dhe ka thënë se po detyrohet të shikojë tetë orë të televizionit shtetëror në ditë.

Navalni, që ndërtoi karrierën e tij politike duke ekspozuar korrupsionin në Rusi, po mbahet në burgun e sigurisë së lartë në Pokrov, që ndodhet 100 kilometra në lindje të Moskës.

Në një koment dërguar për The Guardian nga burgu, Navalny i bëri thirrje perëndimit që të vepronte kundër korrupsionit dhe të thynte oligarkët, përcjell Periskopi.

Këtë javë ai i tha New York Timesit se ditët e punës së rëndë të gulagut sovjetik ishin zëvendësuar nga ajo që ai e quajti “dhunë psikologjike” të shpëlarjes së trurit  dhe propagandës.

Ai tha që rojet i monitoronin derisa ata shikonin me orë të tëra propagandën shtetërore, pa u lejuar që të lexonin apo shkruanin.

“Herët a vonë, ky gabim do të ndreqet, dhe Rusia do të bëhet demokratike, në rrugën evropiane të zhvillimit – thjesht sepse kjo është ajo që do populli,” deklaroi ai. /Periskopi

Shpërndaje në: