Nazlie Nala dha mijëra euro donacione për Vetëvendosjen – në kundërshtim me ligjin

Nazlie Nala dha mijëra euro donacione për Vetëvendosjen – në kundërshtim me ligjin

Nazlie Bala, emri i së cilës këto ditë u përmend në media për skandalin e zbuluar nga Policia e Kosovës lidhur me një laborator droge të familjarëve të saj, mund të ketë edhe vetë telashe me ligjin për shkak të këtyre donacioneve.

Në vitin 2017 ajo kishte dhuruar tre herë donacione për Vetëvendosjen. Herën e parë më 12 qershor 2017, herën e dytë më 29 nëntor 2017 dhe herën e tretë më 1 dhjetor 2017, shkuan Insajderi.

Duke dhënë para për Vetëvendosjen në vlerë prej 3 mijë euro brenda një viti kalendarik, ajo ka shkelur Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, Nenin 5.1 dhe Rregulloren e KQZ-së për Financimin e Subjekteve Politike, Nenin 9.1

Në të dyja këto nene thuhet se subjektet politike lejohen të marrin kontribute nga personat fizikë, në vlerë prej jo më shumë se dy mijë euro për një vit kalendarik.

Bala, e cila ishte Deputete e Lëvizjes Vetëvendosjes dhe aktualisht është Këshilltare e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, siç tregojnë raportet financiare të publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje, në periudhën 2017-2019 ka dhënë saktësisht 5 mijë 980.

Në vitin 2018, ai kishte edhe 1 mijë euro për Vetëvendosjen, ndërsa, në vitin 2019, ajo ka bërë donacion edhe 1980 euro të tjera.

Gazeta ka kërkuar një sqarim nga Bala rreth këtyre donacioneve, por deri tash nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

E njëjta ditëve të fundit, ka zënë ballinat e mediave kosovare, pasi Gazeta Insajderi publikoi një video ku shihej laboratori, në të cilin u raportua se nipërit e saj kishin kultivuar dhe përpunuar drogë.

Në shtator të vitit të kaluar, nipërit e ish-deputetes së Vetëvendosjes ishin arrestuar për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë kishin zbuluar dy laboratorë të sofistikuar dhe të  kamufluar për përpunimin e lëndëve narkotike, me ç’rast kishin arrestuar katër persona të dyshuar, në mesin e tyre djemtë e vëllait të Nazlie Balajt të Vetëvendosjes.

Deri më sot, Balaj nuk është prononcuar lidhur me këtë rast.

Shpërndaje në: