Ndalet hovi i fitoreve i Dortmundit, vetëm barazim me Mainzin

Ndalet hovi i fitoreve i Dortmundit, vetëm barazim me Mainzin

Borussia Dortmund nuk ka arritur të mposht skuadrën e Mainz 05 në kuadër të xhiros së 16-të të Bundesligës.

Borussia Dortmund nuk mundi të mposht Mainz 05, ata arritën vetëm një barazim, duke lëshuar një mundësi të artë të ngjiten dhe ti afrohen kreut të tabelës veçanërisht pas humbjes së Bayer Leverkusen ndaj Union Berlin.

Dortmund e nisi mirë ndeshjen, ku Erling Haaland shënoi në minutën e 2′ por që goli u anulua nga sistemi VAR.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, ishte Mainz që rrezikuan dhe dolën në epërsi përmes Oztunali në minutën 57′ të ndeshjes.

Thomas Meuner i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 73′. Pastaj, u akordua penalti në favor të Dortmund, por ishte Marco Reus i cili ja huqi dhe nuk mundi të konkretizojë penaltinë në minutën e 76′.

Ndeshja përfundoi me rezultatin 1-1, tani Dormund qëndron në vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa Mainz 05 në vendin e 17-të me shtatë pikë total.

Shpërndaje në: