Ndalohen 14 persona lidhur me procesin zgjedhor

Ndalohen 14 persona lidhur me procesin zgjedhor

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik që deri në ora 22:50 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, lidhur me procesin zgjedhor janë regjistruar gjashtë (6) raste me katërmbëdhjetë (14) persona, prej tyre trembëdhjetë (13) persona janë të ndaluar.

Në Komunën e Kllokotit janë arrestuar katër (4) persona me këtë dyshohet se kanë kryer veprat penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 i KPRK-së dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i KPRK-së.

Në Komunën e Suharekës është ndaluar një (1) person, për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’’ nga neni 214 i KPRK-së.

Në Komunën e Malishevës janë ndaluar tre (3) persona, në dy raste të ndara, ku dy persona janë për veprat penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 214 i KPRK-së dhe një person për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit”, nga neni 214 i KPRK-së.

Në Komunën e Skenderajt fillimisht janë ndaluar tre (3) persona, ndërkaq njëri nga ta pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të tjerët vazhdojnë të mbahen në ndalim, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Cenim i fshehtësisë së votimit” nga neni 215 i KPRK-së.

Në Komunën e Fushë Kosovës janë ndaluar tre (3) persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit” nga neni 216 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se do të vazhdoj të përcjellë procesin zgjedhor deri në numërimin përfundimtarë të të gjitha votave.

Shpërndaje në: