Ndalohet një rus në Kullë nga Policia e Kosovës: Kishte 10 dollarë në çantë

Ndalohet një rus në Kullë nga Policia e Kosovës: Kishte 10 dollarë në çantë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare Kullë, ka ndaluar një shtetas rus

Ndalimi i tij ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:10.

I dyshuari i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndaluar për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë i janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 dollarë amerikan dhe 2000 euro.

I dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme.

Rasti është inicuar si mosdeklarim i mjeteve monetare.

“SPK Kull, 27.09.2022 – 20:10. Raportohet se i dyshuari mashkull, shtetas rus, i cili ishte duke drejtuar veturën me targa të huaja, është ndarë për kontroll në vijën e dytë dhe se gjatë kontrollit në një çantë e cila ishte në bagazhin e veturës janë gjetur dhe sekuestruar 10.000 (dhjetë mijë) dollar amerikan dhe 2000 (dy mijë) euro pasi që i dyshuari nuk i kishte deklaruar mjetet monetare. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti t’iu dorëzohet Doganës së Kosovës për procedura të mëtutjeshme”, njofton policia kufitare.

Shpërndaje në: