BE ndan 2 milionë euro për të ndihmuar punësimin e personave në disa kategori
Për një mundësi të tillë, Bashkimi Evropian ka vënë në dispozicion 2 milionë euro dhe që do të menaxhohen nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, raporton KTV.
Ministri, Arban Abrashi, i cili mori pjesë në këtë takim, tha se me këtë projekt janë punësuar qindra vetë dhe janë trajnuar mbi 500, ku përfshihet kategoria me nevoja të veçanta.
Përfaqësuesi i BE në Prishtinë tha se një projekt i tillë ka për qëllim punësimin e pjesëtarëve të grupeve të cenueshme.
“Gjatë tre vjetëve të fundit, BE-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka menaxhuar në mënyrë efektive programin mbështetës për rritjen e punësimit të grupeve më nevojë. Programi me vlerë prej më shumë se 4 milionë eurosh kishte për qëllim kryesisht gratë, të rinjtë, minoritetet, personat me nevoja të veçanta dhe personat që jetojnë në zonat e largëta. Të njëmbëdhjetë idetë për biznes të praktikuesve lokalë janë transferuar në projektet e BE-së dhe janë zbatuar në tërë Kosovën, ku qindra njerëz u trajnuan, inkurajuan për të zhvilluar plane për të filluar biznesin e tyre dhe për të zbatuar këto plane me një shkallë të vogël bashkëfinancimi nga BE-ja”, ka thënë Libor Chlad, nga Zyra e BE-së në Kosovë.
Një iniciativë është mbështetur edhe nga përfaqësues të bizneseve, të cilët kanë vlerësuar se ky projekt sipas tyre, është një avancim për qytetarët e kategorisë social



