Ndarja: Por, si do ta ndajnë çifti Gates gjithë këtë pasuri (Shifrat, pamjet, fotot)

Ndarja: Por, si do ta ndajnë çifti Gates gjithë këtë pasuri (Shifrat, pamjet, fotot)

Bill dhe Melinda Gates kanë njoftuar për ndarjen pas 27 vitesh martesë. Pasuria e tyre, arrin në shumën 130 miliardë dollar, duke i bërë ata personat e katërt më të pasur në botë pas Jeff Bezos, Elon Musk dhe Bernad Arnault, shkruan Periskopi.

Në një deklaratë të përbashkët në Twitter, çifti ka njoftuar se projektet e përbashkëta në Fondacion do t’i vazhdojnë por se martesa e tyre ka marrë fund, duke shkruar veç tjerash se ‘nuk mendojmë se mund të vazhdojmë tutje si çift në fazat e ardhshme të jetës sonë”.

Ndarja e çiftit të katërt më të pasur të botës, nënkupton edhe ndarjen e një prej pasurive më të mëdha që dy njerëz mund ta kenë.

Letrat e tyre të divorcit, janë me mbishkrimin “Kontrata e ndarjes” dhe që të dy, e kanë nënshkruar.

Perandoria Gates përfshinë shtëpi në gjashtë shtete, një seri makinash bashkë me një Porshe në vlerën prej 2 milionë dollar, një koleksion veprash artistike përfshirë edhe skeçin e librit të Leonardo Da Vinçit në vlerë prej 30 milionë eurosh dhe një serie të aeroplanëve privatë, shkruan DailyMail, përkthen Periskopi.

Gates poashtu është edhe pronari privat i njërës prej tokavë bujqësore më të mëdha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, territori i së cilës përfshin 18 shtete të ndryshme./PERISKOPI

Më poshtë, NJË PJESË e pasurisë së çiftit Gates: 

(Modeli i Porshesë që posedon Bill Gates. Një veturë ‘cool’, siç e përshkruan vet ai. Natyrisht që cool, nëse kjo nuk është cool, s’dimë çka mund të jetë më cool 😛 – komenti jonë).

(Ky është një nga aeroplanët/ xhet privat të Bill Gates, në vlerë prej 65 milionë dollarësh. Ai i ka edhe dy a tre sosh, disa më të lirë e disa më të shtrenjtë)

(Gates është një fanatik i veprave artistike. Në vitin 1994, Gates bleu Kodin e Da Vinçit në vlerë prej – mbani frymën – 30 milionë dollarë)

(28 milionë dollarë, e bleu Bill Gates dikur këtë pikturë të famshme të George Bellows)

(36 milionë dollarë e bleu këtë tjetrën, të famshmen të të famshmit Winslow Homer)

(Me ngjyrë të gjelbërt: toka bujqësore në pronësi të Gates)

(Shtëpi dhe pronë qe Gates e bleu më 2020) 

(Brenda shtëpisë në San Diego, të cilën çifti e bleu për 43 milionë dollarë) 

(Më 2018, dikush e quajti ‘Investitori i Luizanës”, më vonë u zbulua se ishte Bill Gates ai që investoi këtu 171 milionë dollarë)

(Shtëpia ku çifti Gates ka kaluar shumicën e kohës: me 20 dhoma dhe 30 garazha) 

(Familja Gates) 

(Dokumentet e divorcit) 

Shpërndaje në: