Ndërhyrja horror në Neymar – braziliani rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë

Ndërhyrja horror në Neymar – braziliani rrezikon të mungojë për një kohë të gjatë

Paris Saint Germain mund të përballen me një mungesë të gjatë të Neymar.

Ndeshja ndaj St Etienne i solli tri pikë skuadrës së PSG, por po ashtu edhe lajme të këqija lidhur me brazilianin Neymar, përcjell Periskopi.

Ylli brazilian mund të ketë dëmtuar kyçin e këmbës, pas një ndërhyrje të ashpër, por në dukje të parë jo të qëllimshme nga lojtari i St Etienne.

Neymar u largua nga fusha me ndihmën e patericave, dhe rrezikon të mungojë për një periudhë, varësisht nga lëndimi.

Ekzaminimet mjekësore do të bëhen së shpejti për të mësuar më shumë nga rasti i tij. /Periskopi/

Shpërndaje në: