Ndërrim i shpeshtë i vendpritjeve të autobusëve

Ndërrim i shpeshtë i vendpritjeve të autobusëve

Një hall që po i përcjell qytetarët e kryeqytetit janë vendpritjet e autobusëve të Trafikut Urban. Në shumë rrugë ku kalojnë autobusët qytetarët nuk mund t’i shfrytëzojnë ato. E zyrtarët komunalë thonë se kanë filluar të merren me këtë problem, sepse sipas tyre, nga projekti i trashëguar kanë marrë ankesa të shumta.

Në të dy anët e rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet tash e një kohë të gjatë nuk ka vend pritje të autobusëve.

E për ato që tashmë ekzistojnë në zonën urbane, qytetarët po ankohen, se nuk po i  plotësojnë kushtet.

“Pritoret e autobusëve ne si qytetar nuk jemi të kënaqur se edhe vet po shihen se si janë kushtet”.

“Vetë po duket, nuk ke çka me i vlerësua, puna tregon vetë. Ka me i ndërrua, por 100  herë i ka ndërrua kurrgjë të mira, gjithnjë të këqija dhe të dobëta”.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirk Musliu, tha se komuna ka ndërmarrë hapa për trajtimin e tyre.

“Qëllimi ka qenë që ato me qenë sa më të përshtatshme, pra me i rehabilitua në atë mënyrë që sa më shumë me i plotësua kërkesat e personave të cilët presin në pritore të autobusëve, por asnjë herë pa e dëmtua buxhetin”, tha Musliu per RTK.

Me planin e mobilitetit, Musliu thotë se projekti e ri parasheh të ndërrohen të gjitha vendpritjet do të ndërrohen.

“Ne tash kemi me pas një mostër te pritorja e autobusëve te Katedralja, do të jetë një mostër të cilën do e shohim, do i japim të gjitha idetë dhe rekomandimet brenda asaj mostre me qëllim që me pas modelin final të cilën mendojmë me implemetua në gjithë pjesën urbane”, tha Musliu.

Komunarët sqarojnë se do të jenë tri lloje të vendpritjeve ndërsa do të vendosen gjithsej 150 sosh. Hapësira lartë pritet të jetë e gjelbëruar dhe e digjitalizuar, dhe me internet falas.

Shpërndaje në: