Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK’së nga Zona Operative e Llapit

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK’së nga Zona Operative e Llapit

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Abdullahu nga fshati Dumnicë e Komunës së Podujevës, ka ndërruar jetë mbrëmë  pas një sëmundje të rëndë – raporton Periskopi.

Abdullahu është varrosur sot, në orën 17:00 në varrezat e fshatit Dumnicë e Epërme.

Ai u përcoll për në banesën e fundit nga familjarë, miq, e bashkëluftëtarë të shumtë, të cilët i dhanë lamtumirën e fundit atij.

Mësohet se ushtari i Zonës Operative të Llapit, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë, me të cilën po përballej tash e sa kohë.

“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen morale dhe financiare (pavarësisht që ne nuk iu kerkuam, ju ishit te gatshëm menjëherë të na ndihmonit)! Faleminderit edhe për ndarjen e mërzisë së bashku me ne. Unë personalisht dhe secili anëtar i familjes sime veç e veç iu falënderojmë për çdo gjë që keni bërë për ne dhe vazhdoni të bëni ende! Do t’u jemi mirënjohës tërë jetën, Zoti iu shpërbleftë!”, ka shkruar vëllai i ushtarit të ndjerë në profilin e tij në Facebook./PERISKOPI

 

 

 

Shpërndaje në: