Ndërtimet pa leje, Rama: T’i japim goditje përfundimtare, mua s’më kap dot kush me pare

Ndërtimet pa leje, Rama: T’i japim goditje përfundimtare, mua s’më kap dot kush me pare

Kryeministri Edi Rama në përgjigje të pyetjes së një komentuesi për ndërtimet pa leje u shpreh se nuk fshihet ai pas kullave të paligjshme.

Teksa theksoi se ky fenomen është i shëmtuar dhe fyes, Rama u shpreh se ndërtimeve pa leje i duhet dhënë një goditje përfundimtare.

Sot jemi në kushtet kur duhet t’i japim një goditje përfundimtare këtij fenomeni kaq të shëmtuar dhe kaq fyes. E përsëris prej disa vitesh, e përsëris në takimet me Policinë e Shtetit, me kryetarët e bashkisë, që është e pamundur që ne të vendosim në kontroll të plotë dhe të rreptë në territor kur vjen fjala për ata që ndërtojnë një avlli, një çati, apo qoftë edhe një dhomë, apo qoftë edhe dy dhoma, në fshatra të thellë dhe të vazhdojë të ketë shans për parelinjtë dhe për biznesmenët e mëdhenj të këtij vendi që të hapen ndenjësesh dhe të bëjnë metra katrorë shtesë mes qyteteve apo në kryeqytet. Kjo është një luftë që nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Spanja e ka pasur këtë problem deri jo shumë vite më parë. Çështja është si ti japim një goditje finale? Po ju them që kjo që kemi bërë me vendimin e qeverisë ka ardhur si rezultat i nxjerrjes ë një konkluzioni përfundimtar, bëj ligje sa të duash, bëj kontrolle sa të duash, bëj denoncime sa të duash, për sa kohë ky sistem drejtësie në nivelin e prokurorive dhe gjykatave të rretheve gjyqësore nuk është akoma i pastruar tërësisht je i destinuar të llocësh dhe turpërohesh”, tha Rama.

Rama deklaroi se konfiskimi po ndodh për herë të parë, pasi për të paraja nuk vjen asnjëherë e para.

“Po të ishte puna për ndërtime pa leje, nuk e di sa vende bosh janë pas meje, për të filluar për të numëruar se kush ka luftuar në këtë vend për ndërtimet pa leje. Po të isha unë pjesë, do t’i lejoja t’i ndërtoja dhe në fund dp t’i merrja për vete, jo për shtetin. Kjo nuk ka pikë logjike. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe ndodh sot për një arsye të thjeshtë, mua nuk më kap dot askush me para dhe për mua paraja nuk vjen asnjëherë e para. Të tjerat janë fjalë, faktet janë fakte”, theksoi ai.

Shpërndaje në: