Ndërtimi i mega- aeroportit në Stamboll
Ndërtimi i aeroportit të tretë në Stamboll është duke vijuar sipas planifikimit. Aktualisht në këtë megaprojekt punojnë rreth 13 mijë punëtorë nga 15 vende të botës.
Pjesa e parë e aeroportit të ardhshëm më të madh në botë do të hapet në shkurt të vitit 2018, kurse ekipi i AA-së nga qielli ndoqi momentet e ndërtimit të cilat më së miri flasin për madhësinë e aeroportit, ku pjesa e parë do të ketë kapacitet prej 200 milionë pasagjerë në vit.



