Ndeshja Inter – Ludogorets do të luhet pa shikues për shkak të Koronavirusit

Ndeshja Inter – Ludogorets do të luhet pa shikues për shkak të Koronavirusit

Në Itali po vazhdon rritja e numrit të të prekurëve nga Koronavirusi dhe janë mbyllur shkolla e kolegje të hënën në Milano.

Inter Milani pritet të luaj me dyer të mbyllura kunër Ludogorets në kuadër të Evropa Ligës.

Inter po ashtu ishte një nga katër klubet e Serie A-së që iu shty ndeshja të dielën.

Më shumë se 600 tifozë të Ludogorets do të udhëtonin nga Bullgaria për ndeshjen e së enjtes në Europa League por duket se kjo do të dështojë sepse ndeshja do të zhvillohet pa shikues për shkak të virusit vdekje prures, Koronavirusit. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: