Ndeshja Liverpool-Arsenal përfundon me rezultatin më të mërzitshëm në futboll, ‘karate’ nga Xhaka

Ndeshja Liverpool-Arsenal përfundon me rezultatin më të mërzitshëm në futboll, ‘karate’ nga Xhaka

Liverpooli dhe Arsenali nuk arritën të shënojnë as edhe një herë në përballjen e tyre sonte, në kuadër të Carabao Cup.

Ishte një përballje ‘anemike’, derisa asnjëra skuadër nuk arriti të shënojë qoft edhe një gol, pavarësisht se vrapuan pas topit 22 futbollistë për 90 minuta.

Në fakt, prej minutës së 71-të, ishin vetëm 21 lojtarë në fushë, pasi kosovari i famshëm që i nënshtrohet temperamentit, Granit Xhaka u dëshkua direkt me të kuq pas një ndërhyrjeje të rëndë në Diogo Jotan si lojtari i fundit.

Tash, gjithçka mbetet e hapur për një javë më vonë kur luhet ndeshja e kthimit. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: