Ndëshkim qesharak i Interit për futbollistët pas humbjes së thellë
Skuadra milaneze u mposht në udhëtim nga Napoli me rezultat 3:0, duke u thelluar në krizën e rezultateve.
Dhe, kryesia e klubit ka vendosur t’i ndëshkojë futbollistët pas paraqitjes së dobët në “San Paolo”.
Mediat italiane kanë raportuar se futbollistët janë ftuar për stërvitje edhe pse sot e kishin ditë pushimi.
Andaj, ata do të punojnë sot në Appiano Gentile si formë e ndëshkimit për paraqitjen e dobët ndaj Napolit.



