Ndihma e shpejtë sërish në “Big Brother”, përkeqësohet gjendja e një banori

Ndihma e shpejtë sërish në “Big Brother”, përkeqësohet gjendja e një banori

Pas një pauze katër vjeçare, reality-show, “BigBrother” u rikthye, por tani në një format tjetër, me personazhe të njohura ‘VIP’.

Situata brenda shtëpisë është e tensionuar që nga momenti kur filloi debati në mes Donaldit dhe Ilirit.

Aktorja nga Tropoja, Arjola Demiri kërkoi nga dyshja që të ulin tonet e zërit pasiqë nuk ndihej mirë, por që ata nuk e ndëgjuan dhe gjendja e aktorës u përkeqësua.

Arjola u largua nga pjesa e banorëve në gjendje jo të mirë, e që u desh të intervenonin mjekët për të kontrolluar gjendjen e saj. Kjo nuk është hera e parë që kërkohen mjekët brenda shtëpisë, kujtojmë se edhe javën e shkuar pas natës së spektaklit gjendja shëndetësore e këngëtares Fifi u përkeqësua dhe intervenuan mjekët.

Shpërndaje në: