Ndikimi rus në Ballkan: Britania e Madhe dërgon ekspert ushtarak në Bosnje

Ndikimi rus në Ballkan: Britania e Madhe dërgon ekspert ushtarak në Bosnje

Britania e Madhe ka thënë të enjten se do të dërgojë një ekspert ushtarak në Bosnje dhe Hercegovinë për të penguar ndikimin rus dhe për “të përforcuar misionin e NATO-s dhe për të promovuar stabilitetin dhe sigurinë e vendit”, shkruan Reuters, përcjell Periskopi.

“Ne nuk mund të lejojmë që Ballkani Perëndimor të bëhet një tjetër terren për presidentin rus, Vladimir Putin në përpjekjet shkatërruese të tij. Duke ndezur flakët e sektarizmit, Rusia kërkon të rikthejë rikthejë fitimet e tri dekadave të fundit në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka thënë Kryeministri britanik, Boris Johnson.

“Kjo është arsyeja pse ne po reagojmë në mbështetje të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke u përgjigjur ndaj thirrjeve të miqve tanë për të ndihmuar në mbrojtjen e paqes që ata meritojnë të shijojnë”, shtoi ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: