Ndiqni rregullin 5:1, për të qëndruar gjatë në çift!

Ndiqni rregullin 5:1, për të qëndruar gjatë në çift!

Shkencëtarë të shumtë, organizata të shëndetit familjar dhe seksual, kanë studiuar faktorët që ndikojnë në prishjen apo zhbërjen e një martese. Psikologu i Universitetit të Washingtonit, John Gottman, ka studiuar për vite me rradhë arsyet dhe faktorët që bëjnë që një lidhje të funksionojë apo të mos funksionojë. Sipas Gottmanit, suksesi i marrëdhënies është te baza dhe pilarët e saj, sikurse te mekanizmat që vendosen në funksion kur ka mosmarrëveshje.

Psikologu i njohur ka thënë gjithashtu, që çiftet që ndahen shpejt kanë ngecur në një spirale destruktive që nuk i lejon të tejkalojnë problemet apo të pranojnë realitetin.

Ai gjithashtu ka identifikuar ato që quhen “katër pilotët që parashikojnë ndarjen” që janë:

1. Qëndrimi në mbrojtje

2. Indiferenca

3. Kritika destruktive

4. Nënçmimi

Megjithatë Gottman ka thënë dhe një rregull tjetër, që quhet pikërisht 5:1 dhe që sipas tij, zbatohet nga çiftet që qëndrojnë bashkë me gjatë. Këto numra përkthen në: për çdo koment negativ, thuaj pesë komente poztive. Kjo gjë mund të zbatohet edhe gjatë zënkave ose më mirë pas tyre: për një koment të keq, të thuhen pesë komente të mira. Si mendoni ka të drejtë profesori?

Shpërndaje në: