Ndodh edhe kjo: Barcelona përgatit ofertë të çmendur për Cavanin, synohet huazimi në janar

Ndodh edhe kjo: Barcelona përgatit ofertë të çmendur për Cavanin, synohet huazimi në janar

Barcelona dëshiron ta përforcojë edhe më shumë sulmin e skuadrës, dhe tashmë ka një emër në listën e dëshirave.

Katalanët duan ta transferojnë yllin e Manchester United, Edinson Cavani, gjatë merkatos së dimrit.

Sipas ‘The Sun’, ‘Blaugrana’ do të nisin një oferte të majme, për ta pasur lojtarin në formë huazimi, përcjell Periskopi.

Barcelona e dëshiroi uruguaianin edhe në ditët e fundit të merkatos, por nuk arrinte marrëveshje me të.

Cavani ka shënuar 10 gola në 26 paraqitje në Premier League, gjatë sezonit të kaluar nën urdhrat e Solskjaer. /Periskopi/

Shpërndaje në: