Ndodh në Itali: Ekipi paraqitet me vetëm 8 lojtarë të rinjë në fushë, deklasohet me 20 gola (VIDEO)

Ndodh në Itali: Ekipi paraqitet me vetëm 8 lojtarë të rinjë në fushë, deklasohet me 20 gola (VIDEO)

Ndeshja mes Cuneo dhe Pro Piacenzas në Serie C do të mbahet mend në historinë e futbollit. 

Vendasit arritën fitore 20-0, ku 16 golat u shënuan në pjesë e parë, ndërsa në të dytën ata ndalën vrullin, duke shënuar vetëm 4 sosh.

Krejt kjo është arritur pasi ekipi i Pro Piacenzas ka probleme të rënda financiare, çka është e dënuar me -8 pikë në fillim të kampionatit, raporton Periskopi.

Tre ndeshjet e fundit ata i humbën me rezultat zyrtar, për shkak të mungesës së lojtarëve, ndërsa në ndeshjen e sotme mezi janë bërë 8 lojtarë… po po vetëm 8!

Ekipi mysafir nisi ndeshjen me 7 lojtarë dhe një portier, dhe të gjithë ishin të moshës nga 16 deri në 19 vjet.

Kjo është një nga gjërat më të rralla që kanë ndodhur në histori të futbollit. /Periskopi/

Shpërndaje në: