Ndryshim drastik, kështu duket atleti pasi përfundoi 25 ditë në komë nga koronavirusi

Periskopi.com Sporti

Këto pamje tregojnë qartë se si u transformua një atlet 40-vjeçar, i cili ka kaluar 25-ditë në gjendje kome për shkak të komplikacioneve si pasojë e infektimit mekoronavirus.

 

Ahmad Ayyad kishte një trup të palestruar mirë ku muskujt arrihen të shihen mjaft qartë përpara se të rezultonte pozitiv me koronavirus në 15 mars.

 

‘Dita kur u zgjova isha 70 kile,’ tha ai në një intervistë në faqen e internetit të spitalit. ‘Këmbët dhe krahët ishin të dobëta dhe gjoksi im ishte zhdukur. Nuk mund ta besoja se sa e vështirë ishte të lëvizja deri në skajin tjetër të shtratit dhe të qëndroja në këmbë. ‘

 

Përpara se të rezultonte pozitiv me koronavirusi, 40-vjeçari e kalonte kohën duke garuar në pistë vrapi me pengesa si dhe kalonte orë të tëra duke bërë peshëngritje në palestrat e zonës. Gjithashtu atleti punonte në biznesin e mobiljeve me pakicë të familjes së tij.

 

Ayyad filloi të ndjejë simptomat e virusit Covid-19 në 11 mars, vetëm disa ditë pasi ishte kthyer nga një udhëtim në Florida. Ai u përpoq të kurohej duke pushuar dhe duke ngrënë adas shorbat, një supë me thjerrëza popullore në Lindjen e Mesme, por zbuloi që kjo gjë bëri pak për të lehtësuar sëmundjen e tij. Komplikacionet u shtuan në ditët në vazhdim dhe Ayyad u detyrua të shtrohej në spital ku dhe kaloi 25 ditë në gjendje kome. Foto e sportistit pas zgjimit nga koma janë tronditëse dhe treguese se sa i rrezikshëm është virusi.

 

Shpërndaje në: