Ndryshim drastik në formatin e Kupës së Botës për Klube

Ndryshim drastik në formatin e Kupës së Botës për Klube

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka thënë se Kupa e Botës për Klube do të mbajë të njëjtin format për të paktën një vit, por do të zgjerohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Kupa e Botës për Klube po pëson ndryshime, pasi FIFA planifikon të zgjerojë garën në 24 ekipe, por shpërthimi i coronavirusit dhe orari i ngushtë do të thotë se nuk ka vend për ndryshime në vitin 2021.

Kupa e Botës për Klube 2020 u shty për shkak të COVID-19 dhe do të zhvillohet në Katar vitin e ardhshëm, midis 1 dhe 11 shkurt.

Pastaj, Kupa Botës për Klube 2021 do të mbahet në Japoni në dhjetor të të njëjtit vit dhe të dy do të mbajnë numrin me gjashtë ose shtatë skuadra.

Por Infantino tha se gara mund të ndryshojë sa më shpejt të jetë e mundur dhe synon të mbajë garën e parë me 24 skuadra në Kinë.

“Do të mbahet në Kinë. Ne nuk i kemi caktuar ende datat, por do të jetë gara më e mirë për klube në botë”, ka thënë ai. 

Shpërndaje në: