Ndryshime drastike të motit, ja parashikimet e javës në vijim

Ndryshime drastike të motit, ja parashikimet e javës në vijim

Mot kryesisht me diell do të jetë gjatë ditës së sotme, temperatura maksimale pritet të arrijë në 11 gradë celsius, kurse ajo minimale do të jetë -1 gradë celsius.

18.02-19.02 – Mot i butë, i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
20.02 – Mot i butë, kryesisht i kthjellët dhe me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.
21.02 – Pjesërisht vranët. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Në mbrëmje vransirat shtohen.
22.02 – Kryesisht vranët. Ditën priten reshje shiu, e në vise malore borë. Në mbrëmje reshjet e shiut mund të përzien edhe me borë.

Shpërndaje në: