Ndryshime në Prishtinë: Këto janë rezultatet e reja nga KQZ

Ndryshime në Prishtinë: Këto janë rezultatet e reja nga KQZ

KQZ në komunën e Prishtinës po publikon rezultatet e votimeve me një ritëm më të ngadaltë se në komunat e tjera.

Kjo mund të jetë për shkak të numrit më të madh të votuesve.

Arben Vitia vazhdon të prijë por me një rezultat dukshëm poshtë 50 përqindëshit, përcjell Periskopi.

Përparim Rama vazhdon të jetë mbi shifrat 30 për qind, çka e bën favorit të madh për t’i fituar zgjedhjet e balotazhit.

Uran Ismaili ka arritur të mbledhë tashmë 4110 vota dhe është në shifrat 20.23 për qind.

Daut Haradinaj ndërkohë është në shifra më të ulta se sa që është paraparë me më pak se 5 për qind të votave. /Periskopi  

Shpërndaje në: