Ndryshime në strukturen e Superkupës së Evropës – Çfarë po planifikohet në ShBA

Ndryshime në strukturen e Superkupës së Evropës – Çfarë po planifikohet në ShBA

UEFA ka disa muaj që punon për të ristrukturuar garat e saj dhe për t’i bërë ato më tërheqëse dhe mbi të gjitha fitimprurëse.

Sezonin e kaluar u luajt edicioni i parë i Ligës së Konferencës, kompeticioni i tretë evropian dhe majin e kaluar u zyrtarizua formati i ri i Ligës së Kampionëve, i cili do të nisë nga sezoni 2024/25.

Megjithatë, këto nuk janë të vetmet risitë që ka rezervuar Ceferin: siç raportohet nga agjencia AP, mund të ketë edhe ndryshime në strukturën e Superkupës së Evropës, një trofe që luhet aktualisht mes skuadrave që fitojnë Champions League dhe Europa League.

Ideja e UEFA-s është të zgjerojë pjesëmarrjen me futjen e fituesit të Ligës së Konferencës dhe të shtohet në garë edhe kampioni i MLS-së, me dy gjysmëfinale dhe finalen që do të luhet në tokën amerikane.

Një Final Four spektakolar që është krejtësisht ndryshe nga trofeu i zakonshëm që luhet në verë.

 

Shpërndaje në: