Në aheng familjar: Një person qëllohet në këmbë ndërsa plumbi del nga këmba dhe qëllon gjashtë të tjerë

Në aheng familjar: Një person qëllohet në këmbë ndërsa plumbi del nga këmba dhe qëllon gjashtë të tjerë

Shtatë persona janë qëlluar në Houston gjatë ditës së dielë gjatë një ahengu familjar.

Kjo ngjarje e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Mercado Sabadomingo rreth orës 7 të mbrëmjes. Një plumb raportohet se i tejpërshkoi këmbën një individi për t’u ridrejtuar më pas dhe qëlluar gjashtë të tjerë.

Gjashtë personat e qëlluar ishin çuar në spital, shumica prej të cilëve kishin pasur “plagë të vogla”, tha sherifi Ed Gonzalez në një konferencë për shtyp, shkruan NBC, përkthen Periskopi.

Asnjë prej plagëve nuk ishin kritike.

Gonzalez tha se burri që fillimisht ishte qëlluar kishte pasur armë dhe tashmë është në mbajtje.

Policia ende po heton se si ndodhi kjo e shtënë, por sherifi beson që arma e këtij burri nuk kishte qenë në gjendje për të qëlluar nga xhepi i tij.

Më tej, u tha edhe se nuk dihej nëse ky burrë po kërkonte të shtinte me qëllim mbi dikë tjetër.

Nuk dihet nëse ka pasur edhe një plumb të dytë por besohet që burri në fjalë kishte qenë duke pirë.

Incidenti ndodhi gjatë një ahengu familjar, ku qindra njerëz, përfshirë fëmijë, kishin qenë pjesëmarrës. /Periskopi

Shpërndaje në: