Në Albi Mall “hallakamë”, Ministri Zemaj lajmëron se ka ndalur qytetarët në një qendër anonime tregtare

Periskopi.com Lajme

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se sot gjatë ditës, bashkë me Policinë dhe Inspektoratet, kanë parandaluar grumbullimin e qytetarëve në një qendër tregtare me rastin e “Black Friday”.

Zemaj më tutje ka kërkuar nga qytetarët që të shmangin grumbullimin e panevojshëm në mënyrë që bashkarisht të luftohet pandemia COVID-19.

“Bashkë me mekanizmat zbatues të Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës: Policinë e Kosovës dhe Inspektoratet, ishim gjatë ditës së sotme një nga qendrat tregtare në Prishtinë, me qëllim të parandalimit të grumbullimit të njerëzve me rastin e “Black Friday””, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme, IKSHPK ka njoftuar për 12 raste të vdekjes nga COVID-19, brenda 24 orëve, ku më i riu në moshë ishte një 46 vjeçar nga Rahoveci./ Periskopi/

 

 

 

Shpërndaje në: