Në Amerikë do të lëshohen 1 miliard mushkonja [mickoja] të modifikuara gjenetikisht

Periskopi.com Lajme

Dhjetëra mijëra mushkonja të modifikuara gjenetikisht janë lëshuar qëllimshëm në mbarë rajonin, dhe ka plane për t’u lëshuar shumë më shumë – por këto mushkonja s’do t’ju gicin (seriozisht).

Ky vepri msynon reduktimin e problemit me mushkonjat bezdisëse, ashtu si edhe parandalimin e shpërndarjes së sëmundjeve së Zika në ShBA.

Mushkonjat nuk janë thjesht bezdisëse. Ato bartin sëmundje që mund të jenë shumë serioze, si Zika, ethet e verdha e ethet tropikale, raporton FreeThink, përcjell Periskopi.

Vetëm katër për qind e popullatës së mushkonjave në Floridë i përket species që bart sëmundje. Por, ato ishin përgjegjëse për 70 për qind të rasteve të etheve tropikale, raportote Gizmondo.

Insekticidet përdoren tepër shumë në ShBA për të menaxhuar dëmtimin e insekteve. Si rrjedhojë, mushkonjat kanë evoluuar për t’u bërë imune ndaj insektocideve. Si metodë alternative të kontrollimit të insekteve janë mushkonjat e modifikuara gjenetikisht.

Ideja prapa mushkonjave [pop. Mickojave] të modifikuara gjenetikisht është se do të ndihmojnë në përmbajtjen e sëmundjeve duke ulur popullatën e mushkonjave sëmundje-bartëse si “Aedes Aegypti”.

Në fazën tjetër, kompania Oxitec planifikon lëshimin e 1 miliardë insekteve të modifikuara në Floridë dhe Teksas brenda dy viteve. Ata kanë marrë leje nga Agjencia për Mbrojtjen e Ambientit. /Periskopi

Shpërndaje në: