Në balotazh votuan rreth 5 për qind më shumë se në raundin e parë
Kjo është bërë e ditur në konferencën e fundit të KQZ-së. Kryetarja Valdete Daka ka thënë se në këtë përqindje nuk përfshihen votat me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara.
Daka ka thënë se të gjitha qendrat e votimit janë mbyllur me kohë dhe nuk ka pasur parregullsi.
KQZ po ashtu ka njoftuar se në balotazh të drejtën për votë e shfrytëzuan rreth 5 për qind më shumë votues në krahasim me raundin e parë. Në raundin e parë kishin votuar 40.55 për qind të votuesve.
Anëtarët e KQZ-së kërkuan raport të detajuar lidhur me rastin në Nekovc ku raportohet se 30 persona janë lejuar të votojnë pavarësisht se në gishtërinj të tyre ka pas gjurmë të sprejit.



