Në Britani presin që meçi Joshua-Fury ta rimëkëmbë ekonominë e vendit

Në Britani presin që meçi Joshua-Fury ta rimëkëmbë ekonominë e vendit

Promoteri i njohur i boksit, Eddie Hearn shpreson që Qeveria do të ndihmojë në organizimin e meçit mes Anthony Joshuas dhe Tyson Furyt në Britani, sepse do ta rimëkëmbte ekonominë.

Vendi është duke shkuar drejt një krize financiare, për shkak të pandemisë së koronavirusit, transmeton Periskopi.

Hearn beson se organizimi i një eventi të kësaj magnitude mund t’i sjellë vendit shumë para dhe do të ishte mundësi e artë për këndelljen e ekonomisë britanike.

Dhe ai beson që edhe Qeveria ta shikojë këtë me të njëjtin sy.

“Do të dëshiroja të shihja një prej meçeve në Britani… Po shpresoj se ndoshta Qeveria do të thotë: ‘Duhet të sigurohemi që ky meç të zhvillohet këtu, kështu që do të ndihmojmë në financim’.

“Nuk ka të bëjë vetëm me meçin, ka të bëjë me atë që do t’i bënte ekonomisë.”

Para se të tilla plane të fillojnë të materializohen, megjithatë, të dy boksierët kanë punë tjera.

Fury duhet ta kalojë edhe njëherë pengesën ‘Deontay Wilder’, i cili do ta shfrytëzojë të drejtën e tij për një meç të tretë, ndërsa Joshua do të ndeshet me sfiduesin e natyrshëm, Kubrat Pulev. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: