‘Në dakordancë me partitë tjera’: VV para takimit me Presidenten për zgjedhjet lokale

‘Në dakordancë me partitë tjera’: VV para takimit me Presidenten për zgjedhjet lokale

Shefja e deputetëve të VV-së, znj.Mimoza Kusari Lila, thotë se qëndrimi i kësaj partie lidhur me zgjedhjet lokale, do të jetë në pajtueshmëri me partitë tjera në Kosovë.

„Qëndrimi ynë është të jetë vendim konsensual i të gjitha partive, fare nuk insistojmë në njërin ose tjetrin variant, natyrisht në përputhshmëri me qëndrimet e të gjitha partive prezente. Është e rëndësishme të kemi parasysh shëndetin publik dhe në dakordancë me rekomandimet e IKSHP-së, për ditët e fushatës. Dakordohemi dhe jemi në pajtueshmëri të plotë me të gjitha partitë tjera pjesëmarrëse në zgjedhjet locale të Kosovës“, ka thënë ajo, përcjell Periskopi.

Kusari-Lila bëri me dije se sot një javë (më 20 shtator) do të ketë seancë të Kuvendit të Kosovës.

„Jemi dakorduar që seancën e Kuvendit ta fillojmë të hënën më 20 shtator me pikat e reja të rendit të ditës“, ka thënë ajo./Periskopi/

 

Shpërndaje në: