Në ditëlindjen e saj, Dafina prezanton motrën

Në ditëlindjen e saj, Dafina prezanton motrën

Dafina Zeqiri tash e një kohë është zhvendosur nga Kosova në Amerikë, ku po bashkëjeton bashkë me të dashurin e ri Jose.

Aktivitetet e Dafinës dhe gjithçka tjetër rreth saj, i kuptojmë përmes rrjeteve sociale, pasi këngëtarja është shumë aktive në këto rrjete, shkruan lajmi.net.

Për Dafinën, sot është një ditë e veçantë, kjo ngase motra e saj sot feston ditëlindjen.

Këtë gjë, Dafina e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Instagram, në të cilin publikoi një foto bashkë me motrën, duke e uruar me fjalët më të bukura.

“Sepse është ditëlindja jote motra ime e bukur. Të dua shumë, përgjithmonë dhe ti e di këtë. Ty dhe mamit ju premtoj botën. Koha jonë ka ardhur dhe ju dyja meritoni universin. Ju dua shumë”, shkruan Dafina sipër fotos.

Shpërndaje në: