Në ditën e inaugurimit, presidentja e re e Hungarisë dënon agresionin e Putinit

Periskopi.com Lajme

 Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës në ceremoninë e saj të inaugurimit.

“Ne dënojmë agresionin e Putinit, pushtimin e armatosur të një shteti sovran. Ne i themi përjetësisht jo çdo përpjekjeje që synon rivendosjen e Bashkimit Sovjetik”, tha Novak, shkruan Aljazeera.

Novak, ish-deputete e partisë Fidesz dhe aleate e kryeministrit Viktor Orban, u zgjodh në postin kryesisht ceremonial të presidentes në mars. Orban ka dënuar gjithashtu pushtimin e Rusisë, por ka shmangur kritikat personale ndaj Putinit.

Kujtojmë se Hungaria ende nuk ka hequr dorë nga gazi rus.