Ne duhet të ndalemi së shkatërruari planetin sa herë që shkojmë në një festival muzikor

Ne duhet të ndalemi së shkatërruari planetin sa herë që shkojmë në një festival muzikor

Jemi në stinën e verës dhe është koha e festivaleve, por kjo gjë nuk e zbehë faktin që në duhët të kujdesemi për planetin tonë.

Shenjat janë ngado se sa pakthyeshëm i dëmtuar është planeti: Kalifornia po shndërrohet në një shkretëtirë, ekosistemet janë në rrezik, dhe tërmetet duan të shkatërrojnë qytete të tëra.

Është koha të pranohet se të gjithë janë bashkëfajtorë në kthimin e Tokës në një planet plehrash – dhe se festivalet e muzikës që të gjithë i duan aq shumë janë pjesë e problemit, shkruan Thump.

SHBA-ja po shkon drejt qëndrueshmërisë, “apo së paku një nocion të fajit të cilin e vesh si përgjegjësi”, kjo po ndryshon mënyrën se si festivalet qasen ndaj mbeturinave të karbonit të lëna nga pjesëmarrësit, transmeton Periskopi.

Festivali BangOn! i cili gjithmonë është dukur si miqësor ndaj ambientit, kësaj radhe ka shkuar edhe një nivel më lart duke instaluar panele diellore për energji elektrike, duke shërbyer pije në gota të cilat shpërbëhen. Jepen edhe shporta ricikluese, dhe organizatorët thonë se përdorin burime alternative të energjisë sa herë që është e mundur.

Gjithashtu festivali jep bileta me zbritje prej 33 për qindësh për njerëzit të cilët kanë makina ekonomike elektrike.
“Ne po tentojmë t’u tregojmë të rinjve që mendojmë se është ‘cool’ të jesh i vëmendshëm për ambientin përderisa je duke u kënaqur”, ka thënë themeluesi i BangOn!, Tim Monkiewicz.
Ai thotë se shumë festivale nuk po e ndjekin këtë shembull për shkak të kostove ekstra që vijnë me përdorimin e këtyre mjeteve për kursimin e ambientit, të festuarit gjelbër. Por ka edhe të atilla që kanë filluar ta marrin shembullin e BangOn! dhe të bëhen të përgjegjshëm për ambientin.

Çfarëdo që të jetë zgjidhja e këtij problemi të kostove të festivaleve për të mbrojtur natyrën, një gjë është e qartë: njerëzit duhet ta ndalojnë shkatërrimin e planetit sa herë që vendosin të dalin e kënaqen për vete. /Periskopi/

Shpërndaje në: