Në dy javët e ardhshme pritet rritje e të infektuarve, Komuna e Prishtinës përgatit 400 shtretër

Në dy javët e ardhshme pritet rritje e të infektuarve, Komuna e Prishtinës përgatit 400 shtretër
Komuna e Prishtinës po përgatitë 400 shtretër nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare në rast se “eskalon” situata me pandeminë.

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi, tha për Ekonomia Online se në dy javët e ardhshme pritet të ketë rritje të numrit të të infektuarve, kjo si shkak i mosrespektimit të rekomandimeve.

Në Komunën e Prishtinës deri me tani janë gjithsej 1 002 raste me Coronavirus. Nushi komentoi edhe masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, për të cilat tha se nuk e pengojnë gastronominë.

“Komuna e Prishtinës është duke përgatitur 400 shtretër nëse eskalon situata”, u shpreh ai.

“1 002 raste janë të infektuar me Coronavirus në Komunën e Prishtinës, 242 raste të shëruar dhe 4 raste me fatalitet. në këto dy javët e fundit ka rritje të rasteve të infektuar. Kjo është si shkak i mos respektimit të rekomandimeve nga qytetarët”.

“Nuk presim që numri i të infektuarve të bie, në dy javët e ardhshme pritet të kemi rritje te rasteve deri të hyjnë në fuqi të plotë masat nga Qeveria. Këto masa janë restriktive dhe nuk e pengojnë as pjesën e gastronomisë”, tha Nushi.

Nushi tha se në Komunë janë tri raste pozitive, ku janë ndërmarr masat e menjëhershme në izolimin e sektorit të prekur.

“Nuk duhet të krijojmë panik vetëm të kemi kujdes dhe të respektojmë rekomandimet. 0,42% e numrit të popullsisë se kryeqytetit janë të infektuar. Kemi raste në komunë për here të parë kemi tri raste pozitive dhe janë ndërmarra masa për izolim te sektorit”.

Mes tjerash, Nushi tha se 72 punonjës shëndetësor janë të prekur me Coronavirus, që siç tha ai se stafi është i cunguar, raporton EO.

“Qëllimi kryesor i masave është të mbrojmë stafin shëndetësor në Klinikën Infektive. 18 persona janë me Covid-19 në Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare, 72 persona të izoluar”.

“Stafi shëndetësor është i cunguar deri të kalon faza e vetizolimi. Secili qytetar i cili i takon një komunë duhet të testohet në komunën e tij”.

Shpërndaje në: